Jo vetëm nga Luftëtari, por dhe nga Kukësi është larguar një mbrojtës. Bëhet fjalë për Olsi Teqjan, i cili ka firmosur në Kategorinë e Katërt në Francë, me ekipin e AS Beauvais.
Teqja, për faqen e klubit francez, u shpreh: “Nuk e njoh akoma qytetin, por me zor pres ta zbuloj. Përshtypjet e para për klubin janë të mira. Kur shoh ambientet e ASBO i them vetes se kushtet janë të përsosura për të luajtur një futboll të mirë. Këtu ka një plan për të ardhmen. Mënyra ime e të luajturit? Jam një lojtar i detyrës, që gjithmonë jep 100% në fushë”, u shpreh Teqja.
Marrëveshja mes Teqjas dhe klubit francez, është gjetur shumë më herët, por me kërkesën e lojtarit, nuk është bërë zyrtare për respekt të Kukësit!/abcnews.al
? MERCATO ?
Un des meilleurs défenseurs d’Albanie à l’@AS_BeauvaisOise ???
@LP_Sports_Oise @CourrierPicard @lobsdebeauvais @TribuneBeauvais @radiomercure @footnational @Actufoot_com @footamateur_fr @footballskiFR @FutbolliShqipFR @InfoN22https://t.co/fLSNPk3Vgm
— AS Beauvais Oise (@AS_BeauvaisOise) July 22, 2020