Luftëtari nuk arriti të mbijetojë në Superiore këtë sezon dhe së bashku me Flamurtarin, do të militojnë në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar sezonin e ardhshëm. Si pasojë, priten dhe shumë ndryshime në skuadër.
I pari që është zyrtarizuar si i larguar, është mbrojtësi 22 vjeçar, Armenis Kukaj. Plot 19 ndeshje ka luajtur mbrojtësi në Superiore këtë sezon dhe nga sot, është një lojtar i lirë./abcnews.al
Njoftimi i Luftëtarit:
Futboll Klub Luftëtari njofton mbylljen e bashkëpunimit me Armenis Kukaj.
Mbrojtësi 22 vjeçar dhe drejtuesit e klubit kanë ndërprerë bashkëpunimin mes tyre, duke i dhënë mundësi futbollistit të jetë lojtar i lirë.
Klubi falenderon lojtarin për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe i uron njëkohësisht suksese në jetë dhe në karrierë!
https://www.instagram.com/p/CC9S9mknSDL/?igshid=mkte1twbx6v6