Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kam frikë se PD po përsërit gabimin”, Rama i vendosur: Marrëveshja e 5 qershorit nuk preket

schedule18:34 - 22 Korrik, 2020

schedule 18:34 - 22 Korrik, 2020

Kryeministri Edi Rama siguroi se marrëveshja e 5 qershorit nuk do të preket as nga ndryshimet kushtetuese pasi sipas tij përmbajtja e saj nuk preket nga asgjë dhe këtë e kanë konstatuar ekspertët në Këshillin Politik.

Po ashtu ai bëri me dije se nesër në Kuvend do të votohet dhe do të miratohet marrëveshja e 5 qershorit dhe do të hyjë në fuqi.

“Ajo që kemi diskutuar me ekspertët ka qenë adresimi nga ekspertët i atyre çështje në formë pyetjesh që u ngritën dje. Një prej tyre ishte në lidhje më këtë çështje dhe kanë dhënë një përgjigje shteruese. Asgjë nuk preket në përmbajtjen  e marrëveshjes së 5 qershorit.

Lexo edhe: Rama: Absurd bojkotimi i diskutimit, pas 30 korrikut jeta politike vazhdon

Reflektimi në ligjin zgjedhor i risive kushtetuese është diçka tjetër.  Dhe nëse reflektimi do të kërkojë që të plotësohet një nen kur ndërkohë ka një nen të marrëveshjes, kjo s’ka të bëjë fare, është absurditet. Marrëveshja e 5 qershorit votohet nesër. Në 30 qershor do të votohen ndryshimet kushtetuese.

PD nuk ka çfarë pret nga Këshilli lidhur me çështjet që ka ngritur. Kam frikë se po përsërit edhe njëherë gabimin e mosqenies në vendin e duhur dhe në kohën e duhur”, u shpreh Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!