Albian Ajeti mund të ndryshojë skuadër që këtë verë. I transferuar te West Ham United për rreth 9 milion euro, sulmuesi shqiptar që luan me Zvicrën nuk ka shënuar dot asnjë gol në Premier League. Hapësirat për të kanë qenë të pakta, teksa ka luajtur vetëm 9 ndeshje si zëvendësues.
Gjithsesi ka nga ata që dëshirojnë t’i besojnë sulmuesit 23-vjeçar. Sky Sports News raporton se për shërbimet e Ajetit interesohet gjiganti skocez i Celtic. Trajneri Neil Lennon e do në skuadër sulmuesin dhe tashmë janë bërë hapat e parë, duke tentuar të mësojnë nëse mund ta huazojnë apo ta transferojnë përfundimisht.
Ajeti kërkohet edhe ngas klube të tjera, që garojnë në Championship. emra nuk bëhen të ditura, por ajo që duket e sigurt është largimi nga “Çekiçët”. Është shumë e rëndësishme që ai të shkojë në një skuadër ku mund të ketë minuta, në mënyrë që edhe të mos e humbasë vendin në kombëtaren e Zvicrës. /abcnews.al