Hetimet e nisura prej më shumë se dy vitesh nga policia italiane dhe ajo shqiptare janë finalizuar sot me arrestimin e 2 shqiptarëve dhe shpalljen në kërkim të 20 anëtarëve të tjerë të organizatës.
Policia italiane ka lëshuar 20 urdhër arreste pas operacionit në Emilia Romagna, Lombardia, Liguria dhe Marche.
Gjatë operacionit policia ka bërë sekuestrimin e pasurisë së luajtshme me vlerë rreth 150 mijë euro si dhe ka sekuestruar dhe një armë gjahu dhe disa municione.
Në mesin e të akuzuarve është dhe një i mitur, përgjegjës për peshimin dhe paketimin e lëndës narkotike.
Hetimet kanë nisur pas një raporti të dërguar në Drejtorinë e Shërbimeve të Drogës nga Policia kolumbiane.
Grupi kriminal dyshohet se ka trafikuar kokainë, heroinë nga Amerika e Jugut dhe Evropa Veriore
Sipas informacioneve të para, grupi kriminal ka trafikuar marijuanë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, e cila është eksportuar në Austri./abcnews.al