Gola të tilla i shënojnë skuadrat e Pep Guardiola. Kombinime të shumta, vertikalisht dhe horizontalisht, afrim drejt portës dhe më pas goditje e saktë. Kundërshtarit i mbetet vetëm të shikojë, pasi “tiki taka” e spanjollit të jep pak shanse.
Një gol si në “playStation” duhet thënë dhe këtë herë është shënuar në Portugali, nga skuadra e Portos. “Dragonjtë” luanin në shtëpi kundër Moreirense dhe deri në fund të ndeshjes shënuan gjashtë gola dhe triumfuan me rezultatin 2-1.
Porto’s fifth goal last night ?pic.twitter.com/rBocAOw7Ff
— BenchWarmers (@BeWarmers) July 21, 2020
Tiquinho Soares ishte protagonist me golin e tij, i pesti për Porton në ndeshjen e luajtur dy ditë më parë. Pas disa pasimeve, që nisën nga mesi i fushës, Otavio dha një asist spektakolar dhe sulmuesi Soares realizoi golin që po bën xhiron e internetit. /abcnews.al