“Hë moj ta marrsha”, Bujar Qamili: Çfarë më ka mbetur peng

schedule21:16 - 21 Korrik, 2020

schedule 21:16 - 21 Korrik, 2020

Shkodra konsideruar ndryshe “djepi i kulturës shqiptare” ka marrë vëmendjen e “Edicioni Veror 2020”.

Por surpriza nuk ndalet këtu, pjesë e kësaj mbrëmje është bërë këngëtari i mirënjohur Bujar Qamili.

Nuk mund t’i mungonte mbrëmjes së sotme, i mirënjohuri Bujar Qamili një nga personalitetet e shquara të qytetit të Shkodrës.

Qamili ka folur për gazetaren Irini Meçe, në një intervistë nga shtëpia e tij për koncertin e mbajtur, ku qytetarët e ndoqën nga ballkoni i shtëpisë së tyre për shkak të pandemisë.

Këngëtari e ka vlerësuar si një nga koncertet me fantastike. Ai u shpreh se për shkak të koronavirusit ka humbur shumë koncerte.                                            Ai po ashtu tregoi edhe një nga gjërat që i ka mbetur peng dhe që pret ta realizojë së shpejti.

“Më ka mbetur peng realizimi i një repertori të bukur shkodran me rreth 12-15 këngë. Të realizoj një koncert në Pallatin e Kulturës, me orkestrën e madhe simfonike dhe them se me koncertet recitale e mbyllim. Por me koncerte, klipe apo këngë do të vazhdoj sërish, por me orkestër është vështirë. Kjo është dëshira ime, që dua ta realizoj”, tregoi ai.

Me humorin dhe pozitivitetin që e karakterizon ai u shpreh se Shkodra ka bukuri të mrekullueshme, ndërsa shtoi se një nga shprehjet që përdor më së shumti është: “Hë moj ta marrsha”./abcnews. al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!