Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën pesë persona. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftoi se janë regjistruar me COVID-19 168 raste të reja, ndërsa 157 pacientë janë shëruar nga ky virus.
Rastet e reja janë konfirmuar kryesisht në Komunën e Prishtinës.
Sa i përket numrit të të shëruarve, raportohet për 157 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 3.226, kurse numri i rasteve aktive është 2.675.