Armand Duka u shfaq sot në Kukës, krahas kryebashkiakut Safet Gjici. Ata inspektuan punimet në stadiumin e ri që po ndërtohet në qytetin verilindor, ndërkohë që takimi i tyre nisi me batuta. Klubi verilindor ka publikuar edhe videon direkt nga inspektimi, teksa Duka e Gjici nuk kursehen. Më poshtë ju sjellim dialogun mes tyre.
Armand Duka: Gjynah që nuk e inaugurove me titullin kampion. Me këtë stadium të bukur duhet të dalësh kampion.
Safet Gjici: Ndoshta vitin tjetër. (“Akoma nuk ka mbaruar, mund ta përjashtojnë Tiranën”, dëgjohet të thotë dikush tjetër aty pranë). Ky stadium është kampionat në vete. Stadiumi është i mirë, i mbledhur.
Jonuz Hallaçi: Akoma nuk ka mbaruar…
Arben Dervishaj: Mund ta përjashtojnë Tiranën (Qesh)
Armand Duka: Qenke dobësuar ti, hallall ta bëftë Zoti.
Safet Gjici: Po punoj çdo ditë… Kupën jo, kampionatin jo, të paktën marrim këtë stadium.
Armand Duka: Pse, u eliminove ti?
Safet Gjici: Pse, nuk e di ti? (qeshin të dy). Nuk i paske marr informacionet eee. ./abcnews.al