Ministrja e Jashtme në Kosovë: Jemi të shqetësuar pasi Serbia bleu dronë dhe raketa nga Kina

schedule10:27 - 21 Korrik, 2020

schedule 10:27 - 21 Korrik, 2020

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka reaguar me anë të një postimi në Twitter pasi Serbia ka  blerë dronë dhe raketa nga Kina.

Haradinaj ka thënë se Kosova është e shqetësuar pas blerjeve të fundit të Serbisë nga Kina dhe pas marrëveshjeve të vazhdueshme të armëve me Rusinë.

“Kosova shpreh shqetësimin e saj me blerjet e Serbisë nga Kina të dronëve dhe raketave. Pas marrëveshjeve të vazhdueshme për blerjen e armëve nga Rusia, blerjet e fundit shfaqin kërcënim direkt për paqen dhe stabilitetin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, një rajon që është i përcaktuar për rrugëtimin euro-atlantik”, ka shkruar Haradinaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!