Prej disa muajsh reperja e njohur, Nicki Minaj u përfol se është në pritje të fëmijës së saj të parë. Përmes një postimi në Instagram që ka bërë së fundmi, reperja konfirmoi se ajo dhe partneri i saj, kenneth Petty, do të bëhen prindër.
Ajo ka postuar disa foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, teksa shkruan: “Dashuri. Martesë. Karroca e bebes. Shumë e lumtur dhe mirënjohëse. Faleminderit shumë për të gjitha urimet tuaja.” Spekulimet që reperja është në pritje të ëmbël lindën në muajin maj, pas një postimi që bëri në rrjete sociale.
Nicki Minaj dhe partneri Kenneth Petty u martuan në tetor të 2019-s. Kenneth është akuzuar për përdhunim të mbetur në tentativë në vitin 1995. Gjithshtu, në vitin 2002 ai u dënua për vrasje të shkallës së parë dhe qëndroi shtatë vite në burg. /abcnews.al/
View this post on Instagram