Tirana e re, Halili: Doka gaboi që nuk na dëgjoi, plani për të ardhmen i qartë

schedule22:56 - 20 Korrik, 2020

schedule 22:56 - 20 Korrik, 2020

Refik Halili, presidenti i Tiranës, në një lidhje me studion e emisionit “Pressing” në ABC News, i shfaq i lumtur për fitimin e titullit kampion. “Falë Zotit, skuadrës dhe stafit, sot jemi kampionë të Shqipërisë. Kënaqësia është shumë e madhe. Shpresojmë të vazhdojmë të flasim në vazhdim se çfarë do të bëjmë për të ardhmen.

Për të dalë kampion është dashur më shumë se një vit punë. Edhe vjet kishim lojtarë si Ngoo e Cobbinah. Morëm edhe Cale, Torassa, batha e të tjerë, që bënë një grup fantastik. Merita është e të gjithëve. Grupi bëri këtë punë të mirë dhe shkuam te titulli kampion.

Janë të shumtë njerëzit që duhet të falënderoj, duke nisur me Hektor Çomon, i cili na ka sjellë afrikanët. Kemi shitur Merveille. Ka punuar Mema, Laçi  e shumë e shumë të tjerë. I falënderoj të gjithë, nga portieri Lika e deri tek ata që kanë qenë në stol”, tha fillimisht Halili.

“Nuk është vetëm Muçi, kemi shuam të rinj tek akademia. Edhe kjo është punë e bërë për disa vite me Alimehmetin, Memën e Mukën tani. Ka përmirësime edhe në ambientet stërvitore. Po aktivizojmë të rinjtë dhe shpresojmë që në të ardhmen të kemi minimumi 2-3 lojtarë të akademisë titullarë. Do fokusohemi shumë aty dhe duhet të marrim frytet”.

“Kampionati ka qenë i vështirë. Rezultatet në bënë të ndryshonim trajner. Me Egbo fituam qetësinë dhe na shkoi gjithçka mbarë. E nisëm nga vendi i tetë dhe shkuam të parët, duke fituar titullin kampion”.

“Ky është viti ku po përqendrohemi te futbollistët e akademisë. Aty ka disa. Kënaqësia ime është se kemi lojtarë si Muça, Doka, Hoxhallari, të rinjtë. Para disa kohësh, kam thënë që dua lojtarët të akademisë të kemi shumë titullarë. Kundër Bylisit kishim 4 të rinj, nga 21 në 18 vjeç, titullarë”.

“Më vjen keq që Doka nuk dëgjoi bisedat që kemi bërë. Do kishte qenë mirë të kalonte jashtë përmes klubit. Doka vendosi ta bëjë kështu, ky ishte fati jonë. Nuk do kemi largime të tilla. Te Doka u treguam tolerantë, pasi e kishim lojtar të rëndësishëm formacioni. Premtoj që do i kemi sytë nga akademia. Do kemi edhe Stafën në lojë, por edhe të tjerë. Jo se do ta nënvlerësojmë ndeshjen, por do t’i shohim për të ardhmen”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!