India ka raportuar më shumë se 40,000 raste me koronavirus brenda 24 orëve ndërsa vatra e tretë më e nxehtë e koronavirusit në botë vijon të përkeqësohet.
Po ashtu, brenda ditës vendi raportoi edhe 681 raste viktimash duke bërë që totali i viktimave në vend të shkojë nga 26.816 në 27.497. Kështu, India tejkalon numrin e viktimave të regjistruara deri më tani në Spanjë dhe në Francë.
Me heqjen e karantinës kombëtarë në Indi, qeveritë lokale janë përpjekur të mbyllin zonat me rrezik të lartë ndërsa vendi me 1.3 miliardë banorë kryen më shumë se 300,000 teste në ditë.
Ndërsa, deri më tani, më shumë se 700,000 persona në Indi konsiderohen se janë shëruar nga sëmundja, kurse afro 400,000 raste konsiderohen ende aktive.
Epidemiologët thonë se Indisë i duhet edhe një muaj që të arrijë pikun, duke sugjeruar që sistemi i shëndetësisë do të vijojë të gjendet përballë situatave serioze. /abcnews.al/

