Video/ Kuksianët para Apelit, qytetarët me tymuese jashtë Gjykatës

schedule10:15 - 20 Prill, 2018

schedule 10:15 - 20 Prill, 2018

Sot në Gjykatën e Apelit në Shkodër po zhvillohet seanca e ankimimit për 23 masat e sigurisë që ka dhënë Gjykata e Kukësit për protestuesit e Rrugës së Kombit. Mes tyre 11 protestues janë në arrest me burg, 10 në detyrim paraqitjeje dhe 2 në arrest shtëpie.

11 protestuesit e arrestuar që pritet t’u rivlerësohet masa e sigurisë janë Shpëtim Toda, Xhevahir Hereni, Elton Cengu, Florin Onuzi, Shkëlqim Vata, Xhevahir Gashi, Ervis Ruçi, Rasim Onuzi, Vasil Laçi, Abdi Haziri dhe Edmond Matmuja.

Në sallë marrin pjesë gazetarët por jo operatorët, si dhe përfaqësues të opozitës, deputetë të PD dhe të LSI dhe disa familjarë. Kurse para godinës qëndrojnë protestues që u grumbulluan një orë para se të niste seanca.

Në një moment pati edhe incidente të vogla por pa dëme. Njerëzit bënin thirrje për lirimin e të arrestuarve sikurse hodhën edhe tymuese. Policia ka ruajtur qetësinë dhe ka mbajtur turmën në distancë me ambientet e brendshme të gjykatës.

Masat e sigurisë ishin vendosur që herët dhe drejtori i Policisë, Vehbi Bushati, dha porositë për efektivat. Ai u kërkoi atyre të mos krijojnë përplasje me familjarët, por edhe të ruajnë integritetin e institucionit, sipas ligjit./abcnews.al