Koronavirusi, New York në fazën e fundit të rihapjes

schedule19:30 - 20 Korrik, 2020

schedule 19:30 - 20 Korrik, 2020

New York , i cilësuar si epiqendra e pandemisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë po futet në fazën e fundit të rihapjes.

Kryetari i Bashkisë Bill de Blasio tha se muzetë do të mbeten të mbyllura për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi.Vendet e mbyllura që sjellin grumbullime mbet ende një rrezik i shtuar ndaj COVID-19.

Si pasojë e kësaj ende vijojnë të qëndrojnë masat për të shmangur grumbullimet masive.

Ndërkohë aktivitete sportive, kopshtet botanike, kopshtet zoologjike mund të hapen në kuadër të masave të vendosura për parandalimin  e përhapjes së koronavirusit.