Sulmuesi i Athletic Bilbao, Inaki Williams, vazhdon të vendosë rekorde të pabesueshme në La Liga. Bomberi spanjoll është i vetmi futbollist që nuk ka munguar asnjë ndeshje të kampionatit spanjoll… në katër sezonet e fundit!
Në sfidën e luajtur dje kundër Osasunas në transfertë, Williams e nisi titullar dhe vendosi këtë rekord fantastik. Plot 1552 ditë kanë kaluar që nga hera e fundit kur sulmuesi i Bilbaos ka humbur një ndeshje kampionati.
As dëmtime dhe as lënie pushim: Williams është i pazëvendësueshëm për trajnerin Unai Simon. Këtë sezon në La Liga, Williams ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar një asist për shokët e skuadrës së tij./abcnews.al
Inaki Williams has now played every single LaLiga match in each of the last four seasons for Athletic Club.
It’s been 1552 days since he last missed a league game. pic.twitter.com/7klJIkHu16
— Squawka Football (@Squawka) July 20, 2020