Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Legalizimi i pronave, leja edhe pa paguar paraprakisht taksën e infrastrukturës

schedule15:48 - 20 Korrik, 2020

schedule 15:48 - 20 Korrik, 2020

Qytetarët që do të aplikojnë për të legalizuar banesat tashmë nuk do të jenë më të detyruar të paguajnë paraprakisht taksën e infrastrukturës.

Kjo taksë nuk hiqet, por tashmë është mundësia të paguhet edhe pas procesit të marrjes së pronësisë.

Për çdo banesë që legalizohej qytetarët kanë pasur kushtin që të paguanin më parë 0.5% të vlerës së investimit.



Komisioni i Ekonomisë ka miratuar ndryshimet në projektligj të cilat synojnë të nxisin procesin e legalizimeve që sipas deputetëve të mazhorancës gjatë vitit të kaluar ka pësuar një rënie të ndjeshme.

Ligji pritet të kalojë për miratim në parlament në seancën e radhës.

Deri më tani të gjitha ndërtimet përfshirë këtu pallate apo shtëpi private  paguanin 0.5% të vlerës së investimit, si taksë për dëmin që shkaktohet në infrastrukturë një kusht i detyrueshëm përpara lëshimit të lejes së legalizimit.

Sipas të dhënave rezulton se në 2018 janë legalizuar mbi 17 mijë ndërtime pa leje ndërsa gjatë vitit  2019 janë legalizuar vetëm 6200 të tilla ose rreth tre herë më pak./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!