Elton Deda ironizon vendimin e qeverisë për mbylljen e diskove: Do këndojmë në mëngjes

schedule14:35 - 20 Korrik, 2020

schedule 14:35 - 20 Korrik, 2020

Kantautori Elton Deda ka ironizuar vendimin e qeverisë për mbylljen e klubeve të natës gjatë periudhës së pandemisë.

Deda thotë se tashmë muzikantët duhet t’i bëjnë koncertet e tyre nga oran 8 e mëngjesit deri në orën 10 dhe në këtë mënyrë shijohet edhe kafja e mëngjesit.

“Kevin Kaceli sapo me dha nje mendim te vyer. Ne muzikantet, ti bejme Live-t tona nga ora 8 e mengjesit deri ne 10.

Ne kete menyre shijohet kafja e mengjesit persembari. Faleminderit te gjitheve qe do na mbeshtesni ne keto orare”, ka shkruar Elton Deda në një koment në rrjetet sociale.

Qeveria ka vendosur se lokalet që do të qëndrojnë hapur do të gjobiten me 3 milionë lekë gjobë, ndërsa ata që do të mbajnë muzikë të hapur pas orës 20:00 do të gjobiten me 1 mln lekë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!