Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri ka paralajmëruar se do të publikojë videoklipin e saj më të ri. Ajo ka treguar se kënga do të titullohet “Lujta” dhe do të lançohet sot në orën 17:00.
Anxhela ka postuar disa sekuenca në Instagram, ku shihet e veshur me të zeza dhe shumë provokuese. Edhe më herët, pamja e Peristerit ka tërhequr vëmendje, pasi ajo është dobësuar dhe është më në formë se kurrë.
“Sot në orën 17:00 “Lujta”, ka shkruar këngëtarja. Ndërkohë komentet e fansave kanë qenë të shumtë, të cilët janë bërë edhe më shumë kuriozë rreth këtij projekti. Ata kanë filluar të numërojnë orët mbrapsht derisa videoklipi të dal në tregun muzikor./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CC2y53rDqVV/