S’ka më dyshime rreth Marash Kumbullës, veprimi i fundit i Veronës i vë vulën

schedule09:15 - 20 Korrik, 2020

schedule 09:15 - 20 Korrik, 2020

Marash Kumbulla do të shitet në fund të këtij sezoni dhe veprimi i fundit i Hellas Verona e konfirmon largimin e 20-vjeçarit të talentuar nga Malësia e Madhe. Calciomercato raporton se klubin italian ka gjetur pasardhësin e lojtarit të kombëtares kuqezi.

Ai është Mert Çetin, qendërmbrojtësi turk i Romës. Akordi me klubin kryeqytetas është arritur 25 ditë më parë dhe Hellas e ka mbajtur të fshehtë. 23-vjeçari (debutoi me kombëtaren turke nëntorin e vitit të kaluar), ka luajtur pesë ndeshje këtë sezon me ekipin e Fonsecas.

Tani pritet shitja përfundimtare e Kumbullës, teksa Interi dhe Lazio po garojnë fort për shërbimet e tij. Drejtuesit e Hellas Veronës po negociojnë me drejtuesit e dy klubeve dhe shumë shpejt do të marrë fundit dilema rreth së ardhmes së qendërmbrojtësit shqiptar. /abcnews.al

 

Mert Çetin në një dyluftim me Mertens

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!