Studiuesit në Korenë e Jugut kanë zbuluar që fëmijët midis moshës 10 dhe 19 vjeç mund të transmetojnë Covid-19 njësoj si të rriturit. Studiuesit zbuluan gjithashtu se fëmijët e moshës 9 vjeç e transmetonin virusin brenda familjes së tyre me ritme që ishin shumë më të ulëta.
Studiuesit nga Qendrat e Koresë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vëzhguan raportet e 59.073 kontakteve të 5,706 pacientëve me koronavirus. Në përgjithësi, studiuesit zbuluan se ishin infektuar me Covid-19 11.8% të 10.592 kontakteve familjare. Për 48,481 kontakte jo familjare, 1.9% rezultuan pozitive me Covid-19.
Kur pacienti i infektuar me Covid-19 në një familje ishte në moshën 10 vjeç studiuesit zbuluan se 5.3% e kontakteve familjare rezultuan pozitive me Covid-19. Ndërsa kur pacienti ishte midis moshës 10 dhe 19 vjeç, 18.6% e kontakteve rezultuan pozitive.
Ky është një studim si shumë të tjerë “tha Dr. Ashish Jha, drejtor i Institutit Shëndetësor Global të Harvardit, duke folur për CNN të Dielën.
“Mendoj që shumica prej nesh e di që fëmijët e përhapen shumë më pak koronavirusin.
Jha tha se, në fund të fundit, ajo që ju duhet të bëni është që të mbani nën kontroll përhapjen e koronavirusit në mënyrë që shkollat të mund të rihapen./abcnews.al