Trajneri i Kukësit, Orges Shehi, foli për Supersport pas ndeshjes së humbur 1-0 ndaj Vllaznisë, humbje që i dha titullin kampion Tiranës. Në fjalën e tij, numri një i stolit të verilindorëve tha: “Eliminimi nga Kupa na penalizoi sot.
Kemi konsumuar shumë energji dhe u ndëshkuam nga episodet. Edhe sot ndikoi shumë ai eliminim. Nuk ka asnjë lloj rëndësie çfarë do të ndodhë me Shehin. Shehi ka dhënë gjithmonë më të mirën në çdo përgjegjësi që ka marrë përsipër.
Për të funksionuar një marrëdhënie, duhet të jetë pëlqimi i të dyja palëve. Sigurisht që do të ketë zhvillime, biseda me presidentin. Unë jam te një nga ekipet më të mira dhe kënaqësi e imja të drejtoja këto lojtarë.
Në momentin që mora drejtimin, kishim shumë dëmtime, lamë shumë pikë. Pas pandemisë, kemi bërë shumë mirë. Kishim dhe lodhje fizike, pasi të luash çdo tre ditë, është shumë e vështirë. Pengu im janë dy ndeshjet e para, në Elbasan dhe në Korçë”, u shpreh Shehi./abcnews.al