Shkelën masat ndaj koronavirusit, mbi 100 mijë të arrestuar në Zimbabve

schedule19:31 - 19 Korrik, 2020

schedule 19:31 - 19 Korrik, 2020

Më shumë se 105,000 persona janë arrestuar në Zimbabve që nga marsi për shkelje të rregullave që synojnë të frenojnë përhapjen e koronavirusit, thotë policia.

Rreth 1.000 u arrestuan në dy ditët e fundit për thyerje të karantinës ose për mos mbajtjen e maskës .

Kufizimet janë lehtësuar pak në vend, ku janë konfirmuar më shumë se 1.500 raste të reja me koronavirus.

Opozita dhe grupet e shoqërisë civile po mobilizohen për protesta mbarëkombëtare në 31 korrik për të kërkuar që Presidenti Emmerson Mnangagwa të tërhiqet.

Sipas rregulloreve aktuale, të gjithë ata që kthehen në Zimbabve nga jashtë kërkohet të qëndrojnë në karantinë për tre javë në një strukturë të aprovuar nga qeveria. Sipas policisë, gjithsej 276 persona kishin ikur nga qendrat e karantinës, përfshirë disa që ishin testuar pozitivë. /abcnews.al