Ka ndryshuar orari i takimit Lituani-Shqipëri, i vlefshëm për grupin D të Nations League. Ky është njoftimi i Federatës Shqiptare të Futbollit, që ka njoftuar në faqen zyrtare të saj në Tëitter për këtë ndryshim.
“Liga e Kombeve / Ndryshon orari i ndeshjes Lituani-Shqipëri. Ndryshon orari i ndeshjes Lituani-Shqipëri, e vlefshme për Grupin 4 të Ligës së Kombeve. Kjo sfidë do të luhet në orën 18:00 të datës 14 tetor 2020”, ishte njoftimi i FSHF-së.
Shqipëria nis sezonin e dytë në Nations League me datë 14 tetor kundër Lituanisë. Sezoni i parë në këtë kompeticion të ri për kombëtaret, nuk ishte shumë i suksesshëm për kuqezinjtë tanë, ndërsa tani, synojnë të bëjnë mirë dhe të ngjiten në grupin D, si dhe synojnë të shkojnë sa më larg në ndeshjet Play-Off./abcnews.al
Liga e Kombeve / Ndryshon orari i ndeshjes Lituani-Shqipëri ???⚽️
Ndryshon orari i ndeshjes Lituani-Shqipëri, e vlefshme për Grupin 4 të Ligës së Kombeve. Kjo sfidë do të luhet në orën 18:00 të datës 14 tetor 2020. #FSHF pic.twitter.com/QbraEB6taY
— FSHF (@FSHForg) July 19, 2020