Tottenhami i Mourinhos po dominon në pjesën e parë kundër Leicester, duke udhëhequr me rezultatin e thellë 3-0. Një autogol i Justin dhe dy gola nga Harry Kane vendosën rezultatin e fraksionit të parë të lojës.
Ishte Son ai që gjuajti drejt portës që në minutën e shtatë të sfidës. Goditja e koreanit devijohet nga Justin dhe gjen rrjetën. Në të 37-ën, Tottenham niset në një kundërsulm të frikshëm, që konkretizohet me gol nga Kane me një gjuajtje të bukur me të majtën.
Qershia mbi tortë, erdhi dy minuta më pas. Kapiteni i Tottenham gjen golin e dytë personal, duke u spostuar nga e majta në qendër dhe duke gjuajtur bukur me të djathtën. Tottenhami cinik, ndërsa Kane ka shënuar 15 gola në 14 sfida ndaj “Dhelprave”./abcnews.al