Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Daçiç: Serbia e pezullon fushatën e çnjohjeve

schedule14:09 - 19 Korrik, 2020

schedule 14:09 - 19 Korrik, 2020

Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar e është pezulluar fushata për çnjohjen e Kosovës.

Në një prononcim për mediat serbe ai ka theksuar se  Prishtina është zotuar të mos bëjë fushatë për njohje dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ndër të tjera në fjalën e tij Daçiç është shprehur se marrëveshja Kosovë Serbi është akoma larg, duke përsëritur qëndrimin se korrigjimi i kufijve është “e vetmja mundësi reale” për zgjidhjen e problemit me Kosovën.

“Fakti se Gjermania është kundër asaj zgjidhje nuk duhet që të ndikojë që të tërhiqemi”, ka thënë ai.

Daçiç ka shtuar se do të nënshkruajë një marrëveshje me Prishtinën, nëse kjo është në interes të Serbisë dhe popullit në Kosovë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!