Tifozët e Leeds United kanë vazhduar festimet për rikthimin e tyre në Premier League. Pritja e gjatë prej 16 vitesh më në fund mbaroi dhe klubi nga Yorkshire do të jetë sërish mes më të mirëve.
Trajneri i Leeds, Marcelo Bielsa, tashmë është kthyer në një hero për klubin dhe qytetin. Tekniku argjentinas ishte ai që mori timonin e ekipit dhe tashmë tifozët kanë gjetur një mënyrë krejt speciale për ta falenderuar atë.
Sipas raportimt të “The Athletic”, një rrugë në lagjen Trinity në Leeds do të quhet Marcelo Bielsa. Ceremonia pritet të mbahet javën tjetër dhe pritet të jenë të pranishëm një numër i madh tifozësh. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë ata ‘’pushtuan’’ shtëpinë e Bielsës, duke e befasuar argjentinasin. /abcnews.al
This won’t be the last acknowledgement of him but Bielsa is getting a street named after him by Trinity in Leeds.
‘Marcelo Bielsa Way’ pic.twitter.com/T9RwofRAjQ
— Phil Hay (@PhilHay_) July 18, 2020