Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar me Covid-19, 102 raste. Prej tyre, dy të infektuar janë konfirmuar në Peqin.
Këto janë edhe dy rastet e para që nga fillimi i pandemisë që konfirmohen në këtë qytet. Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për burrë e grua të cilët kishin 10 ditë që ishin kthyer nga Italia.
Ata dyshohet të jenë infektuar nga vajza e tyre, e cila ka qenë e prekur nga Covid-19 dhe është banuese në Elbasan.
Çifti i bashkëshortëve janë 71 dhe 73-vjeç.
Kujtojmë këtu se shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 67 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, Pukë, Pogradec, 3 raste në Mirditë. Nga 2 raste në Berat, Kavajë, Peqin, Elbasan. Nga 1 rast në Durrës, Has, Korçë, Lezhë, Lushnjë, Vlorë, Sarandë.
Po ashtu, gjatë gjatë 24 orëve të fundit, betejën me Covid-19 e humbën 4 persona, mes tyre një 43-vjeçar pa sëmundje shoqëruese. /abcnews.al/