Tashmë nuk është më një ëndërr. Tifozët e Leeds United më në fund do ta shikojnë ekipin e tyre sërish në Premier League. Pritja e gjatë prej 16 vitesh mbaroi ditën e djeshme, kur u sigurua matematikisht ngjitja mes më të mirëve.
Aktualisht klubi anglez renditet në vendin e parë të renditjes së Championshipit me 87 pikë, kur kanë mbetur dhe dy ndeshje për t’u zhvilluar. Ditën e djeshme u zhvillua sfida mes Huddersfield Town dhe West Bromwich Albion, ku këtë ta fundit ishin rivalët direkt të Leedsit.
WBA u mposht me shifrat 2-1 dhe falë këtij rezultati Leeds janë zyrtarisht në Premier League. Sapo mbaroi ndeshja, disa dhjetëra tifozë të klubit vërshuan drejt shtëpisë së arkitektit të ekipit, Marcelo Bielsës.
Trajneri argjentinas konsiderohet si hero tashmë për tifozët, pasi është ai që i dha fund pritjes së gjatë. Bielsa u surprizua nga tifozët e shumtë që po e prisnin përpara shtëpisë së tij. Nuk munguan as fotot e autografet me të, ndërkohë Bielsa u mundua të respektonte masat anti-Covid. Në fund i falënderoi të gjithë për pritjen e ngrohtë që i bënë. /abcnews.al
Marcelo Bielsa … words aren’t required #lufc pic.twitter.com/BJ8wMdarbX
— Adam Pope (@apopey) July 17, 2020
ted