Këngëtarja e njohur, Eli Fara, është bërë nostalgjike dhe ditën e sotme ka publikuar një fotografi të 31-viteve më parë.
Ajo Eli shfaqet mjaft elegante, e veshur me një fustan të zi të gjatë dhe në bel ka një rrip. Ndërkohë për ta kombinuar ka veshur një palë këpucë me taka të zeza si dhe ka vendosur një varëse.
“1989! Korçë”, shkruan ajo krahas fotos që ka marrë shumë komente.
Të shumtë kanë qenë edhe personazhet e njogur që kanë komentuar, ku nuk kishte si të mungonte shoqja e saj e ngushtë Aurela Gaçe.
“Ca ylli dmth ,nam neper rruget e Korces kur kaloje, kushedi cfare trazirash shkaktoje ?, edhe ta bera me rimë,fol po deshe”, shkruan Aurela.
Ndërsa moderatorja Rudina Magjistari i ka lënë këtë koment: “Si Monica Belluci te Malena”./abcnews.al