Tina Turner i është rikthyer muzikës në moshën 80-vjeçare. “What’s Love Got To Do with It” është kënga që bëri bashkë legjendën e muzikës me Dj-n e njohur norvegjez Kygo. Versioni remix i këngës që u lançua për herë të parë në vitin 1984, është publikuar pak orë më parë.
Ishte vetë artisti norvegjez, i cili pak ditë më parë përmes një postimi në twitter, tha se ende nuk mund ta besonte që i është dhënë mundësia për të punuar me legjendën e muzikës dhe për të sjellë një version të ri të këngës së tij të preferuar.
“What’s Love Got To Do With It” një nga këngët e mia të preferuara e të gjitha kohërave. Ende nuk mund ta besoj që m’u dha mundësia të punoj me një artiste legjendare.”, shkroi ndër të tjera artisti. Turner publikoi origjinalin ‘ ëhat Love Got To Do ëith ëith It’ në 1984, pjesë e albumit “Private Dancer”. Turner fitoi çmimin Grammy. /abcnews.al/

