Pak orë më parë, Mozzik ka publikuar këngën më të fundit. “Baby” është pjesë e albumit që pritet të publikohet plotësisht në fund të këtij muaji.
Ashtu sikurse çdo këngë e reperit, dhe “Baby” është pritur mirë nga publiku pasi deri më tani që kanë kaluar vetëm pak orë nga publikimi ka arritur të marrë rreth gjysmë milioni klikime.
Mozzik është rikthyer fuqishëm këtë verë, pasi ai ka publikuar vetëm dy këngë të albumit, që kanë rezultuar shumë të suksesshme, duke e bërë reperin të jetë më i dëgjuari në dy javët e fundit.
“Madonna” dhe “PP” arritën të lënë pas emra të njohur të tregut muzikor shqiptar. Pavarësisht kritikave me të cilat është përballur, reperi nuk është ndalur ndërsa ka premtuar një album që do jetë kryefjala e kësaj vere. /abcnews.al/