Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkon në 1 milion numri i të infektuarve me koronavirus në Indi

schedule08:28 - 17 Korrik, 2020

schedule 08:28 - 17 Korrik, 2020

Numri i të infektuarve me koronavirus e kaloi 1 milionin të premten. Numri total i të infektuarve në vend shkoi në 1,005,760 pasi ministria e Shëndetit në vend raportoi një numër rekord rastesh të reja.

Në 24 orë, në vend u konfirmuan 34,956 raste me Covid-19.

Ndërsa India bëhet vendi i tretë në botë që ka mbi 1 milion të infektuar, pas SHBA dhe Brazilit, ata që po vuajnë më shumë janë shtresa e varfër si pasojë e karantinës dhe humbjes së punës.

Ndërkohë, në të gjithë vendin, pacientët në gjendje kritike janë duke u larguar nga spitalet publike dhe private për mungesë shtretërish, personeli dhe pajisjesh, pasi sistemet e kujdesit shëndetësor janë zënë në presionin e pandemisë që sa vjen e përshkallëzohet.

Nga ana tjetër, numri i viktimave nga Covid-19 në Indi mbetet 25,619. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!