Real Madrid fitoi 2-1 përballë Villareal dhe u shpall kampion i Spanjës. Suksesi i dhjetë radhazi për ekipin e Zidane, goli i 22-të në kampionat për këtë sezon për Karim Benzema dhe titulli i 34-t në historinë e “Los Blancos”.
Sulmuesi francez zhbllokoi shifrat pas gjysmë ore pas asistit të marrë nga Luka Modric, ndërsa dyfishimi erdhi në minutën e 77-të. Reali fitoi një penallti dhe ekzekutimin e mori përsipër Sergio Ramos.
?? Con los resultados de la jornada 37 en #LaLigaSantander, ¡el @realmadrid se proclama CAMPEÓN! pic.twitter.com/8nPTLYvdCk
— LaLiga (@LaLiga) July 16, 2020
Kapiteni shënoi, por goditja u përsërit për futjen e palejuar të lojtarëve në zonë. Goditjen e dytë e mori përsipër Benzema, i cili nuk gaboi. Iborra shënoi golin e nderit për miqtë në minutën e 83-të.
Në ndeshjet e tjera të javës së parafundit në La Liga, ra në sy humbja 1-2 e Barcelonës në “Camp Nou” përballë Osasunës. Eurogoli i Leo Messit nuk i mjaftoi katalanasve, me miqtë që shënuan dy herë dhe u larguan me tre pikë. /abcnews.al