Së fundmi shkencëtarët kanë bërë të mundur marrjen e imazheve më të afërta nga Dielli. Fotografitë janë realizuar vetëm 77 milionë kilometra nga sipërfaqja e tij thuhet të jenë më të afërtat të bëra ndonjëherë nga kamerat.
Ndër të tjera NASA thekson se këto janë imazhe që janë realizuar nga sonda e Orbiterit Diellor, që u nis në fillim të këtij viti.
Instrumenti Metis bllokon dritën verbuese nga sipërfaqja diellore, duke lejuar që atmosfera e dobët e jashtme e Diellit të shihet. Frekuencat e ndryshme tregojnë karakteristika të ndryshme. Orbiteri Diellor është një satelit që vëzhgon Diellin, i zhvilluar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës.
“Pakoja e instrumenteve” do t’i lejojnë të zhbllokojë detajet e asaj që drejton sjelljen dinamike të Diellit.Dielli ka një sipërfaqe relativisht të ftohtë prej rreth 5.500 gradësh të rrethuar nga një atmosferë super e nxehtë prej më shumë se një milion gradë”, shpjegoi shkencëtari i projektit Esa, Daniel Müller.
Për krahasim, Toka është mesatarisht larg nga Dielli rreth 149 milionë kilometra./abcnews.al