Koronavirusi godet sërish: 9 raste pozitive në klubin rus, shtyhet ndeshja

schedule19:58 - 16 Korrik, 2020

schedule 19:58 - 16 Korrik, 2020

Një ndeshje e Premier League të Rusisë është pezulluar ditën e sotme dhe shkaku është koronavirusi. Sochi do të luante jashtë fushe kundër Tambov, por është goditur keq nga COVID-19.

Plot nëntë pjesëtarë të klubit të Sochi kanë rezultuar pozitivë, duke shkaktuar një rrëmujë të madhe në skuadër. Akoma nuk dihet se sa është numri i futbollistëve të infektuar.

Situata e krijuar ka detyruara drejtuesit e futbollit rus të shtyjnë këtë ndeshje, teksa nuk është marrë akoma një vendim se kur do të luhet sfida e javës së parafundit të kampionatit. /abcnews.al