Një 21-vjeçar me iniciale J.K. nga Hasi është arrestuar nga policia pasi u kap duke transportuar emigrantë.
Ndërsa është shpallur në kërkim E. K., 21 vjeç i cili dyshohet si bashkëpunëtor i tij në këtë veprimtari kriminale.
Dyshohet se këta persona në bashkëpunim me disa persona të tjerë kishin marrë në automjetin e tyre 9 emigrantë të paligjshëm duke i premtuar kalimin drejt BE kundrejt shpërblimit monetar.
Njoftimi i plotë: Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Finalizohet operacioni i koduar “TRACKING”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Krujë.
U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari, si edhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Krujë, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “TRACKING”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
J. K., 21 vjeç, banues në Has.
Si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit:
E. K., 21 vjeç, i cili dyshohet se është i implikuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.
Shtetasi J. K., në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se kundrejt shpërblimit monetar, ka marrë me mjetin e tij privat, 9 shtetas emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./abcnews.al