Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, vazhdon t’i thurë elozhe mesfushorit argjentinas, Giovani Lo Celso. Mourinho e ka falënderuar mesfushorin që po luan për ekipin, edhe pse i dëmtuar.
I pyetur nëse Lo Celso po vuan ende nga dëmtimi, Mourinho u shpreh për Standard Sport: “Po, pak. Ai po priste fundin e sezonit, që të niste një fazë më të gjerë rikuperimi. Por ndodhi pandemia dhe tani po luajmë ende, nuk ka pushime.
Mendoj se në muajin e vetëm që do kemi pushim, ai do të rikuperohet plotësisht. Për momentin, nuk e kemi luksin ta lëmë pushim. Dele Alli nuk është rikthyer ende, as Tanguy Ndombele. Kështu që Lo Celso ka shtrënguar dhëmbët për skuadrën dhe për këtë gjë, e falënderoj”, u shpreh strategu portugez./abcnews.al