Rrëfimi në Etikë, Halili: Shqiptarët i kuptojnë trukimet! E di Zoti nëse jam i bardhë

schedule15:57 - 14 Korrik, 2020

schedule 15:57 - 14 Korrik, 2020

Refik Halili ishte sot para Komisionit të Etikës dhe foli në lidhje me takimin që Tirana humbi në Ballsh kundër Bylisit. Sjellja e lojtarëve në fushë, si dhe luhatja e koeficienteve, bënë që direkt të lindnin dyshime për trukim dhe FSHF i kërkoi UEFA-s një raport nga Sportradar për përballjen gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Halili, pasi doli nga ambientet e FSHF, tha: “U paraqita në komision dhe thashë çfarë kisha për të thënë. Do të sjell një deklaratë me shkrim, të të gjithë atyre që kam thënë”. Më pas ai tregoi bindjen e tij se nuk do të ketë dënim. “Absolutisht, nuk pres dënim për Tiranën”, shtoi kreu i klubit të Tiranës.

“Unë nuk e di se çfarë do të bëjë UEFA. 80% e shqiptarëve i shikojnë ndeshjet që fiksohen nga bastet dhe e kuptojnë. Nëse ka ndonjë dyshim që është përfshirë klubi i Tiranës, në këtë gjë, nuk më krijon asnjë problem. Unë flas për veten time, për stafin, për klubin. Nëse ka ndonjë individ të përfshirë, nuk mund ta gjej dot”.

Federata bëri mirë që thirri. Për mua dhe ne që merremi me sport, kur federata shikon ndonjë shkelje dhe duhet të marrë masa, bën mirë. Nuk e çuan dot deri në fund ashtu si donin. Nuk ndodhi ashtu si dëshironin ata. Klubi jonë nuk është i përfshirë, kemi bërë një kampionat model. Kemi sakrifikuar të gjithë, kemi kryer shpenzime. Kemi qenë ndoshta klubi më i rregullt, i kampionatit. Do të respektojmë garën deri në fund.

Besoj Komisioni ka njerëz aq të zotë që nëse shikon shkelje të veprojë. Unë kam thënë në daljet e mia që ‘mund’. Nuk jam njeri pa gjak. Nuk pranoj të më cenoje njeri, kur jam i bardhë. Nëse jam i bardhë, e di Allahu”, u shpreh Halili për mediat. /abcnews.al