Paralajmëron Fauci: Fundi pandemisë është ende shumë larg

schedule14:15 - 14 Korrik, 2020

schedule 14:15 - 14 Korrik, 2020

Koronavirusi është “sfida më e madhe” e shëndetit publik me të cilën jemi përballur ndonjëherë – përfshirë HIV, Ebola, Anthrax dhe Zika. Kështu ka deklaruar Dr. Anthony Fauci, eksperti më i mirë i sëmundjeve infektive në SHBA, gjatë një konference me Stanford School of Medicine të hënën.

“Ne  jemi ende shumë larg fundit të  tij”, tha Fauci.

Ndërsa rastet vazhdojnë të rriten në SHBA dhe administrata Trump po këmbëngul për rihapjen e shkollave, Fauci ka vazhduar të paralajmërojë për seriozitetin e pandemisë. Fauci tha Wall Street Journal javën e kaluar se vendi duhet të kontrollojë turmat, t’i detyrojë njerëzit të veshin maska dhe gjithsecili duhet të ruajë distancën sociale.

Fauci vuri në dukje se për të rikthyer fëmijët në shkollë këtë vjeshtë, vendi duhet të ketë kontroll mbi pandeminë. Numri i të infektuarve me koronavirus në gjithë botën ka kaluar 13 milionë, sipas të  dhënave nga Universiteti Johns Hopkins./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!