Në studion e “Abc-ja e mëngjesit” ishte i ftuar Zhaku, një artist tatuazhesh shumë i apasionuar pas biçikletave. Ajo foli për pasionin që ka për biçikletat, dhe tha zotëron 5 të tilla, njërës prej të cilave i ka vendosur dhe një emër të veçantë, Vajza.
Madje, ai theksoi se dëshiron të ndërtojë dhe një biçikletë tjetër, duke e përshtatur me masa mbrojtëse kundër koronavirusit.
“Më i apasionuar jam me natyrën, Shqipëria të jep shumë mundësi ta eksplorosh, kjo është. Terreni më i vështirë që kam qenë, është një garë që organizohet çdo vit “Shtegu i Gjerlbër” dhe çdo vit ka pista të reja në kohë dimri, kur është shumë ftohtë. Udhëtimi më i gjatë ka qenë 67-68 km duke ardhur nga Elbasani. “, tha ai.
Duke folur për biçikletën që kishte marrë në studio, në një moment moderatorja e emisionit Sibora Bitri preferoi të bënte dhe një xhiro në studio me të. /abcnews.al