Ardian Bujupi është përfolur prej kohësh se është në një lidhje dashurie me një modele që quhet Sabrine Khan. Ajo ka marrë pjesë në projektin “Modela” dhe shpesh dyshja është parë pranë njëri-tjetrit.
Ata kanë ndarë shpesh foto së bashku në rrjete sociale, dhe kaq ka mjaftuar që rrjeti të ziejë për dyshen. Së fundmi, në një intervistë televizive këngëtari hodhi poshtë të gjitha spekulimet, duke thënë se mes tyre nuk ka asgjë përveçse miqësi.
“Jo, nuk jam. Por, jemi shoqëruar, është shumë çikë e mirë domethënë, më ka ndihmuar shumë me këngën “Modela”. Kështu ka lindur njëfarë shoqërie, edhe jena kënaq bashkë, por s’jemi në lidhje.”, tha Ardiani.
Aktualisht, Bujupi po shijon suksesin e këngës më të fundit, “Panorama” e cila është pritur mjaft mirë nga publiku. Ky është bashkëpunimi i dytë me Xhensilën, pas të parit që u publikua dy vite më parë, dhe që numëron më shumë se 100 milion klikime në Youtube. /abcnews.al/