Ish-trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, ka dhënë një intervistë ekskluzive për TuttoMercato, aty ku ka sqaruar pse u largua nga “Demat e Kuq” dhe nga ku nisën bisedimet për të ndërprerë kontratën me konsensus. Strategu italian u shpreh: “E kisha thënë që nuk do ta përgatisja ndeshjen derbi, nuk zgjodha që të çoj lojtarët e mi në një “kasaphane”.
Detyra e një trajneri në një situatë kaq delikate shkon përtej fushave të blerta. Nga ai moment, u ula në tavolinë me drejtuesit e klubit dhe vendosëm të ndaheshim me konsensus. Nuk është në interesim tim që të shkaktoja polemika apo një luftë me klubin, kështu që zgjodhëm këtë rrugë.
Ishte një situatë normale për ta, edhe Federata dha dritën jeshile për të luajtur takimin, pavarësisht gjithçkaje. Për mua, nuk duhej të ishte ashtu. Siç e thashë, në aspektin sportiv, janë disa momente ku shëndeti dhe siguria e lojtarëve duhet vendosur para çdo gjëje, pasi ndikohen dhe njerëzit rreth skuadrës”, u shpreh Sormani./abcnews.al