Basha në Berlin, thirrje grupit të Merkel për hapjen e negociatave

schedule17:35 - 16 Prill, 2018

schedule 17:35 - 16 Prill, 2018

Kryetari i PD Lulzim Basha tha se i ka kërkuar grupit parlamentar të kancelares Merkel, të ndikojë në vendimin final të hapjes së negociatave të antarësimit të Shqipërisë me BE. Basha ndodhet në Berlin ku po zhvillon takime pune në Bundestagun gjerman.

Kryetari i PD Lulzim Basha ndodhet në Berlin për takime pune në Bundestagun gjerman. Përmes një videoje në FB, ai deklaroi se ka kërkuar mbështetjen e grupit CDU-CSU të kancelares Merkel për hapjen e negociatave të antarësimit të Shqipërisë me BE, vendim që do merret në nivelin e lartë pas rekomandimit të Komisionit Europian

“Kemi kërkuar mbështetjen, për shqiptarët në një ëndërr për anëtarësimin e vendit por dhe si një përpjekje të shtuar për të plotësuar kriteret e paplotësuara në luftën kundër krimit të organizuar, reformen ne drejtesi, reformën e administratës, respektimin e të drejtave të njeriut të nëpërkemburam siç e tregoi rasti i fundit i Kukësit”.

Dyshimeve të partnerëve ndërkombëtarë, Basha tha se i është përgjigjur duke garantuar se afrimi me BE ndihmon për të patur një Shqipëri të cliruar nga padrejtësia.

“Në emër të PD i kemi garantuar ta shohin si një proces që mundëson vazhdimin e betejës për të çmontuar kapjen e shtetit nga krimi i organizuar, për të çmontuar narkoshtetin si një problem jetik për Shqipërinë, për të vendosur politikanët e korruptuar para drejtësisë, për të kthyer konkurencën, për të çliruar ekonomine nga monopolet dhe oligarkia, pra përmes hapjes së negociatave kemi kërkuar qe të fuqizojmë betejën tonë si opozitë për një Shqipëri të çliruar nga padrejtësia, nga përqendrimi i pushtetit në një dorë të vetme”.

Basha bëri të ditir se takimet e tij do vijojnë me komisionin e jashtëm të Bundestagur dhe këshilltarin për sigurinë të kancelares Merkel./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!