PSG do të përballet me Atalantën në çerekfinalet e Champions League. Në kampin e kampionëve të Francës nuk mungon vlerësimi për skuadrën bergamaske, që po i mahnit të gjithë me stilin e lojës dhe rezultatet pozitive.
Thomas Tuchel analizon këtë sfidë të komplikuar, teksa PSG po përgatitet për finalen Kupës së Francës kundër St Etienne, që do të luhet në 24 korrik (ora 21:00).
“Ky sezon i Champions League do të jetë i komplikuar, sepse janë tetë skuadra që duan të fitojnë trofeun. Përballja e Atalantën do të jetë shumë e vështirë. Bergamaskët kanë shumë cilësi, e pamë diçka të tillë edhe kundër Juventusit.
Janë një ekip shumë i ekuilibruar, shumë sulmues dhe janë shumë të fortë fizikisht. Por nuk duhet ta mbajmë mendjen te kjo ndeshje. Duhet të përqendrohemi te finalja e Kupës kundër St Etienne“, përfundon trajneri gjerman. /abcnews.al