Me kryetarin e Partisë Demokratike në një vizitë në Berlin, grupi parlamentar u mblodh në seli nën drejtimin e nënkryetarit Edi Paloka. Në përfundim të mbledhjes, në ndërkohë gjatë së të cilës, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, diskutonte më një forum qytetarësh në Elbasan mbi sigurinë publike, Edi Paloka komentin e dha nga foltorja e selisë.
Edi Paloka: “Është gjë e mirë që 5 vjet më vonë, qeveria vendosi të skedojë grupet dhe do i godasin por është film i parë, kur u premtua se brenda 300 ditëve do shtypej krimi. Por ajo që ndodhi ishte kanabisimi dhe minsitri në krye të trafikurt të drogës”.
Nënkryetari demokrat i Kuvendit i referohet regjistrimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në radhën e folësve të enjten e 12 Prillit ndërsa atij aktual i drejton pyetje.
Janë këta emrat të cilët duhet të jenë pas hekurave sipas demokratëve, por edhe këta kriminelë, nëse do të rrëmbeheshin nga shtëpitë e tyre në 3 të mëngjesit si Policia e Shtetit ndaloi kuksianët sot të burgosur si protestues, çdo gjykatë e çdo vendi demokratik do i linte të lirë duke akuzuar policinë se u ka shkelur të drejtat e njeriut.
Edi Paloka: “Sot kemi disa prova që tregojnë qartazi se kuksianët janë rrëmbyer nga shtëpitë e tyre në kundërshtim me ligjin dhe të drejtat e njeriut në mes të natës, në mënyrën më shtazore që mund të bëhet, në mënyrën që asnjë shtet kriminal dhe diktatorial nuk mund ta bëjë. Por nuk u mjaftuan me kaq, pas këtij akti, Prokuroria e cila po ashtu është në duart e Edi Ramës, guxoi dhe falsifikoi orën në të cilën qytetarët e kukësit u rrëmbyen”.
Mesazhin që diskutoi në mbledhjen e grupit parlamentar se Rama nuk duhet të lihet i qetë në asnjë moment, duke mohuar edhe zhvillimin normal të komisioneve dhe seancave parlamentare deri në lirimin e kuksianëve, Edi Paloka e theksoi edhe për mediat.
Edi Paloka: “Nuk do të ketë qetësi për edi ramën derisa qytetari i fundit i Kukësit të mbahet në mënyrë të padrejtë në burg. Dhe qëndrimet tona do jenë të lidhura me drejtësinë e qytetarëve të Kukësit”.
Situata në vend është e vështirë, pasi po tentohet instalimi i diktaturës, mësohet të ketë thënë gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura ish-kryeministri Sali Berisha dhe kjo sipas tij, kërkon vetëm përballje./abcnews.al