Leximi i përrallave, argëtimi më i ri për fëmijët në kohë koronavirusi

schedule09:39 - 13 Korrik, 2020

schedule 09:39 - 13 Korrik, 2020

Pandemia e Covid-19 ka detyruar edhe fëmijët të qendrojnë të izoluar në shtëpi. Mirëpo, në krahasim me moshat e tjera, për ta kjo situatë ka qenë shumë e vështirë pasi ishin mësuar në liri dhe me lojërat e tyre.

Në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’, sot është diskutuar për një mënyrë të re të krijuar për argëtimin e fëmijëve gjatë karantinimit. Bëhet fjalë për leximin e përrallave në gjuhën shqipe dhe të ilustruara me figura.

E ftuar në studio, aktorja Shegushe Bebeti ka folur për këtë nismë, duke shprehur se e menduan si një mënzrë që fëmijët mos të krijonin frikëra.

“Ne gjatë gjithë kohës themi që nuk duhet t’i lëmë fëmijët në tablet. Por nuk e dimë se sa duhet të zgjas pandemia. Ne nga frikërat detyrohemi t’i lëmë fëmijët të rrënë në shtëpi. Po çfarë do bëj ai, ja do lozi si fillim, po pastaj. U detyruam edhe bëmë diçka të tillë.

Një përrallë klasike te fëmija ngjall kuriozitet edhe pse i njohin edhe i kanë parë. Prandaj menduam për to, por menduam të fusnim edhe elemente të rinj, si deti, si duhet mbajtur pastër, që ta lidhnim edhe me aktualitetin’, tha Bebeti.

Ndërsa aktorja Jorida Meta deklaroi se për fëmijët është shumë e rëndësishme të dëgjojnë gjëra të reja, sidomos me intonacion pasi ai i mbetet në mendje.

“Është shumë e rëndëishme se fëmijës intonacioni i mbetet në memorie. Djali im kur kthehej në shtëpi nga shfaqja  mundohej ta imitonte siç e kishte dëgjuar. Edhe ne mundohemi të ja bëjmë sa më reale, jo të leojmë një libër dhe ta mbarojmë”, tha Jorida.

Nga ana tjetër, piktori Renato Aliçkolli u shpreh se për realizimin e një përralle duhet maksimalisht dz javë kohë.

“Realizimi grafikisht i një përralle do dy javë koha maksimale për një përrallë. Të them të drejët, ma kanë lehtësuar edhe mjeshtret që janë këtu, mënyran sesi lexojnë, intonacioni që përdorin”./abcnews.al