Aktori i njohur humb të shoqen: Gruaja ime e bukur humbi betejën me kancerin

schedule08:44 - 13 Korrik, 2020

schedule 08:44 - 13 Korrik, 2020

Bashkëshortja e aktorit të njohur John Travolta ka humbur betejën me kancerin e gjirit. Kelly Preston u nda nga jeta mëngjesit e ditës së djeshme në moshën 57-vjeçare. Aktori konfirmoi vdekjen e saj përmes një postimi në Instagram, ku shkruan:

Jam zemërthyer që më duhet t’ju informoj se gruaja ime e bukur e humbi betejen 2-vjeçare me kancerin e gjirit. Lufta e saj ishte kaq kurajoze dhe kishte mbështetjen e të gjithëve. Familja ime dhe unë do të jemi përgjithmonë mirënjohës për mjekët dhe infermierët, si dhe shumë miq që kanë qenë pranë saj. Dashuria dhe jeta e Kelly do të kujtohet gjithmonë.

 

View this post on Instagram

 

It is with a very heavy heart that I inform you that my beautiful wife Kelly has lost her two-year battle with breast cancer. She fought a courageous fight with the love and support of so many. My family and I will forever be grateful to her doctors and nurses at MD Anderson Cancer Center, all the medical centers that have helped, as well as her many friends and loved ones who have been by her side. Kelly’s love and life will always be remembered. I will be taking some time to be there for my children who have lost their mother, so forgive me in advance if you don’t hear from us for a while. But please know that I will feel your outpouring of love in the weeks and months ahead as we heal. All my love, JT

A post shared by John Travolta (@johntravolta) on

Unë do të jem në krah të fëmijëve të mi, që kanë humbur të ëmën, prandaj dua të më falni nëse s’do dëgjoni nga ne për disa kohë. Dua të dini që e marrim gjithë dashurinë tuaj gjatë kohës që do të na duhet për t’u shëruar.” shkruan aktori.

Prestion dhe Travolta ishin të martuar prej 28 vitesh, dhe kanë dy fëmijë, një vajzë 20-vjeçare dhe një djalë nëntë vjeç. Fëmija i tyre i parë ndërroi jetë në vitin 2009 në moshën 16-vjeçare. /abcnews.al/

Her final post to Instagram was one to celebrate Father's Day in June. The picture is thought to have been taken the previous year