Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtimi i rasteve me Covid-19, Kosova ndalon ritet fetare e tubimet publike

schedule17:48 - 12 Korrik, 2020

schedule 17:48 - 12 Korrik, 2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti njoftoi pasditen e së dielës masat e reja kufizuese që qeveria do të ndërmarrë për shkak të gjendjes aktuale të koronavirusit në vend.

Ndërsa njoftoi se gjendja po rëndohet, Hoti lajmëroi po ashtu se ritet fetare dhe tubimet publike në vend do të ndalohen.

Lexo edhe: “Gjendja po rëndohet”, Hoti: Do shtojmë masat kufizuese për menaxhimin e koronavirusit

Ashpërsimi i masave për parandalimin e përhapjes së virusit vjen në një kohë kur numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 është në rritje në tre javët e fundit.

“Sot do të votojmë në një mbledhje të qeverise masa shtesë. Do të ndalohen ritet fetare dhe tubimet publike dhe kujtojë mirëkuptimin e njerëzve të institucioneve fetare”, u shpreh Hoti.

Më tej kreu i qeverisë paralajmëroi se personat që nuk i zbatojnë masat e reja do të dënohen. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!