“Gjendja po rëndohet”, Hoti: Do shtojmë masat kufizuese për menaxhimin e koronavirusit

schedule16:50 - 12 Korrik, 2020

schedule 16:50 - 12 Korrik, 2020

Pas mbledhjes me Këshillin e Sigurisë, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka njoftuar se në vend do të shtohen masat kufizuese për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Në një konferencë për mediat, Hoti deklaroi se gjendja po rëndohet ndërsa shtoi po ashtu se “jemi në limitet e kapaciteteve.”

Hoti shpjegoi po ashtu se janë dy skenare për menaxhimin e situatës, një është që të shtohen disa masa dhe i dyti është që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

“Kemi marr vendim që shkojmë me skenarin e parë,” shtoi ai.

Hoti deklaroi:

 “Siç e keni parë nga shifrat, gjendja po rëndohet. Jemi në limitet e kapacitetet. Jemi duke krijuar kapacitete shtesë. Javëve të fundit kemi marr disa vendime për masa të reja. Kemi shqyrtuar dy skenare, shtimi i disa masave dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Sapo e kryem edhe mbledhjen e Këshillit e Sigurisë, kemi marr vendim që shkojmë me skenarin e parë. Ku në mbledhjen e Qeverisë do të miratohen disa nga masat. Masat do të janë rigorozitet që kemi marr, siç janë maska, distanca dhe higjiena.” /abcnews.al/